• |
ide | kryesore

Koreja e Veriut kërcënon SHBA: Gati t’iu fundosim aeroplanmbajtëset

Arkiva, Planet
13580217_G.jpg



Koreja e Veriut është treguar e gatshme të fundosë aeroplanmbajtëset e SHBA-së, në mënyrë që ta dëshmojë forcën e vet ushtarake.

“Forcat tona revolucionare janë të gatshme të sulmojnë dhe fundosin aeroplanmbajtësin amerikan me një goditje të vetme,” – shkruan gazeta e partisë udhëheqëse të Koresë së Veriut, Partia e Punëtorëve.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar një grup anijesh luftarake dhe aeroplanmbajtësin “USS Carl Vinson” që të lundrojë në ujërat pranë gadishullit korean si kundërpërgjigje ndaj tensioneve në rritje për shkak të testimeve të raketave dhe armëve bërthamore të Veriut, si dhe kërcënimeve të saj për t’i slumuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre.

SHBA-ja nuk e ka specifikuar se ku ndodhet aeroplanmbajtësi teksa i afrohet gadishullit korean.

Dy anije të marinës japoneze iu bashkuan aeroplanmbajtësit amerikan për ushtrime në perëndim të Paqësorit.

Zv.Presidenti amerikan, Mike Pence, tha dje se aeroplanmbajtësi do të mbërrijë brenda pak ditëve, por nuk dha detaje tjera.

Ndërkohë, Koreja Veriore vazhdon me qëndrimin indiferent ndaj armatës amerikano-japoneze që po i afrohet gadishullit korean. /LAPSI.AL/