• |
ide | kryesore

Arrestohet arbitri i Superligës Laver Alla

Arkiva, Sport
Alla-Korreshi-Qose-e1493230379746-470x381.jpg



Arrestohet nga policia gjyqtari i Kategorisë Superiore, Laver Alla. Shkak është bërë një aksident tragjik i ndodhur mbrëmjen e së martës në Lushnjë. Alla ka qenë në drejtimin e makinës së tij kur ka përplasur një motoçikletë duke i shkaktuar vdekjen një 66-vjeçari. Ai është arrestuar menjëherë nga forcat e policisë dhe pritet të verifikohet nëse ka qenë përgjegjës për aksidentin.