• |
ide | kryesore

Enca merr shkas nga Kim,”Mjaft me ofendime”(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
12346050_786078224854778_135219760_n.jpg



Fotot e Kim K kanë pushtuar mediat dhe rrjetet sociale ditët e fundit.

Këto foto, ku duket qartë që si shumë gra nëpër botë, edhe Kim Kardashian-i ka celulit, kanë marrë shumë komente nga ana e njerëzve që nuk ua falin personazheve publike as parregullsitë më të vogla në pamjen e jashtme. Kjo i ka bërë përshtypje Encës, e cila ka reaguar përmes një postimi në Instastory, ku shkruan se Kim Kardashian duket e mrekullueshme dhe se njerëzit duhet t’i japin fund manisë për të gjykuar trupin.

“Njerëz, Kim Kardashian është 36 vjeçe dhe duket si perëndeshë! Një mbretëreshë bukurie. Mjaft me ofendimet për trupin!” Enca, si edhe shumë personazhe të tjera publike në Shqipëri, vihet shpesh në qendër të vëmendjes për trupin dhe pamjen e jashtme. Disa herë ajo është shprehur publikisht lidhur me disa artikuj në media që kishin të bënin pikërisht me fizikun e saj.