• |
ide | kryesore

10 mijë euro dhuratë për familjen e Dr.Flori nga…(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
3a28901ae4fda1093437316ede429628.jpg



Që prej ndarjes së parakohshme nga jeta të Dr. Florit, miqtë e tij kanë dëshmuar se janë vërtet të tillë duke i qëndruar pranë bashkëshortes së tij dhe dy fëmijëve të mitur të artistit.

 Por Blerina Kondi me siguri nuk i ka besuar veshëve gjatë ditës së sotme teksa dëgjonte radion në makinë e shoqëruar nga pastori Fitor Muça, Ermal Mamaqi dhe e bija Kaltrina, kur mësoi se dikush i ka dhuruar plot 10 mijë euro.

Siç shkruan revistawho.com, nëna e dy fëmijëve po dëgjonte emisionin e Julka Gramos në radion “NRG”, kur prezantuesja nisi të tregonte historinë prekëse të një gruaje e cila humbi bashkëshortin dhe sot rrit e vetme dy fëmijë. Në fund të historisë, Julka bëri njoftimin se një biznes privat i ka dhuruar asaj 10 mijë euro. E emocionuar, Blerina u lidh me studion me anë të një telefonate, duke i falenderuar të gjithë për surprizën dhe gjestin e jashtëzakonshëm.