• |
ide | kryesore

(FOTO) Parandalohet një sulm terrorist në Londër, në pranga i riu i armatosur me thika

Arkiva, Planet
3FA97A0600000578-4451870-image-a-72_1493302532328.jpg



Policia ka arritur të neutralizojë një person të armatosur me një numër të madh thikash pranë Sheshit të Parlamentit në Londër.

Fotot nga vendi ku u kap i riu tregojnë të paktën dy thika kuzhinë në trotuar pranë Downing Street. Këto foto tregojnë të riun të mbështetur nga forcat policore pas murit. Dallohet se ai ka një mjekër të gjatë.  

Dipas Mail Online nuk ka të lënduar, por kalimtarët e pranishëm u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që sheshi rreth Parlamentit u mbush me forca të shumta policie. Ende nuk janë dhënë detaje në lidhje me të armatosurin, nëse ka lidhje me grupet terroriste apo jo. /LAPSI.AL/