• |
ide | kryesore

Paditen në prokurori Roza Lati dhe Iva Aliko, rrezikojnë burg dhe dëmshpërblim 90 milion lekë (Foto)

Arkiva, Paparazzi
iva-aliko-roza-lati-620x330.jpeg



Pak kohë më parë moderatorja Roza Lati dhe modelja Iva Aliko kanë denoncuar publikisht duke kaluar dhe në ofendime kundrejt pronarit të kafshëve në ‘Myslym Shyri’ Tiranë nën akuzën e keqtrajtimit dhe jo përkujdesjen e nevojshme ndaj tyre.Nëpërmjet Blitz.al i cili ka siguruar disa fotografi të dokumentit të kallëzimit penal ngritur ndaj Rozës dhe Ivës nga shtetasi Dritan Zabeli, i cili është pronari i këtij dyqani në një nga rrugët kryesore të kryeqytetit.

  

Në bazë të aktpadisë,  Zabeli kërkon dëmshpërblim jopasuror në vlerën 50 milion lekë të vjetra nga Iva Aliko, dhe 40 milion lekë të vjetra nga Roza Lati, me akuzat e fyerjes dhe shpifjes për shkak të deklaratave të rreme.

Në bazë të Nenit 120 të Kodit Penal, në bazë të të cilit ato rrezikojnë nga gjobë deri në 2 vjet burg:

“Përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër që dihet se janë të rreme, që cenojnë nderin dhe dinjitetin e personit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet”.

Pronari i dyqanit është akuzuar vazhdimisht nga vajzat se ka një dyqan pa kushte minimale të higjienës për kafshët dhe që i keqtrajton ato.

Gjithashtu ato e kanë denoncuar se Zabeli i ka kërcënuar që të mos merreshin me të sepse do t’u hapte punë.

Pak kohë më parë, Roza ka bërë publike edhe mesazhet kërcënuese që i kanë ardhur nga faqja zyrtare e dyqanit “Tani” në Instagram me emrin dyqani i kafshëve “Tani”.

Çështja sapo është regjistruar në prokurori dhe pritet nisja e procesit gjyqësor ndaj vajzave të showbiz-it.