• |
ide | kryesore

Rehabilitimi i Miley Cyrus, “Hoqa dorë nga cdo gjë” (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
adore_you___miley___by_jazchueditions-d8ty8yb.jpg



Këngëtarja 24 vjeçare ka vendosur që të kthejë faqe, duke hequr dorë nga zakonet e saj të vjetra.

Ditët e Miley kur vishte kostume me figura marijuane të postuara në to dhe bënte këngë mbi “tymosjen e barit”, madje edhe tymosjen e një cigareje marijuanë në European Video Music Awards në vitin 2013 kanë marrë fund një herë e përgjithmonë. Tashmë Miley tregon për revistën Billboard se sot është tërësisht e pastër dhe esëll, ndërkohë që ka hequr përfundimisht dorë nga marijuana. Ajo tregon se kishte nevojë të ndryshonte dhe diçka e tillë erdhi nga ri-rënia në dashuri me të fejuarin e saj Liam Hemsworth.