• |
ide | kryesore

F1, Hamilton i rrëmben Vettel Çmimin e Madh të Spanjës

Arkiva, Sport
1494772351_f1.jpg



Lewis Hamilton fitoi Çmimin e Madh të Spanjës, pas një dueli të gjatë me Sebastian Vettel.

Starti për britanikun e Mercedesit nuk ishte i mirë, pasi humbi vendin e parë që në kthesën e parë, ndërsa gjermani i Ferrarit bëri një nisje shumë të mirë.

Hamilton e rifitoi vendin e tij në pjesën e fundit të garës.

Kështu, britaniku ka arritur të ngushtojë diferencën me Vettel në vetëm 6 pikë, në klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve.

Vendin e tretë e mori Daniel Ricciardo i Red Bull, i cili arriti të përfitontë nga tërheqja nga gara e Kimi Raikkonen-it të Ferrarit, dhe Valteri Bottas të Mercedes-it. /LAPSI.AL/