• |
ide | kryesore

Parandalohet një sulm terrorist në Ankarasë, 2 të vdekur dhe 1 në pranga

Arkiva, Planet
t1.jpg



Një 25-vjeçar dhe një 30-vjeçar kanë mbetur të vrarë mëngjesin e sotëm gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë në Ankara.

Të rinjtë dyshohen të ishin pjestarë të orgatizatës terrorise DEASH.

Guvernatori i Ankarasë, Erxhan Topaç tha se këto dy persona kishin ardhur nga Stambolli në Ankara për të kryer sulmin terrorist. Mendohet se policia arriti t’i gjente të rinjtë falë një kontrolli makinash, ku një person i tretë, i vënë në pranga, pohoi se kishte ndihmuar të rinjtë për të ardhur nga Stambolli në Ankara.

Operacioni ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Ankarasë, raporton “AA”.

Guvernatori Topaç gjithashtu tha se gjatë kontrollit të banesës ku ata gjetën të dyshuarit janë konfiskuar armë, granata dore dhe mjete shpërthyese me fuqi shkatërruese. /LAPSI.AL/