• |
ide | kryesore

Trump në Arabinë Saudite: Lufta kundër terrorizmit nuk është betejë mes feve

Arkiva, Planet
trumpi.JPG



Donald Trump po zhvillon një vizitë në Arabinë Saudite, ndërsa ka nënshkruar një marrëveshje në fushën e mbrojtjes që kap shifrën prej 110 miliard dollarë. Ky udhëtim 8-ditor i Trump, i pari jashtë vendit, do të vijojë në Izrael, Palestinë, Bruksel, Vatikan dhe Siçili.

Presidenti i SHBA-ve do të përdorë fjalimin e tij si një përpjekje për të bashkuar botën myslimane në betejën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit islamik.

“Nuk është një betejë mes feve të ndryshme apo civilizimeve të ndryshme. Është një betejë mes kriminelëve barbarë që përpiqen të zhdukin jetën njerëzore dhe njerëzish nga të gjitha fetë që përpiqen ta mbrojnë. Është një betejë mes të mirës dhe të keqes” – pritet të deklarojë Trump sipas disa pjesëve të fjalimit të publikuara nga Shtëpia e Bardhë. /LAPSI.AL/