• |
ide | kryesore

Laura Biagiotti shtrohet në spital, ditët e fundit të jetës (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
17_Laura-BiagiottiVirna-Lisi-023.jpg



Laura Biagiotti, stilistja italiane është shtruar në spital mbrëmjen e djeshme në Romë pas një ataku kardiak që i shkaktoi vdekje klinike.

74-vjeçarja pësoi dëme të forta në tru dhe është tashmë në ditët e saj të fundit. Në vitin 2015, Biagiotti e cila njihej si “mbretëresha e kashmirit” festoi 50 vjetorin e kompanisë së saj që është e famshme edhe falë linjës së parfumeve “Roma”. Në rininë e saj, Laura Biagiotti hoqi dorë nga planet për t’u bërë arkeologe dhe filloi të ndihmonte mamanë e saj në biznesin e veshjeve. Në vitin 1972, ajo prezantoi koleksionin e  saj të parë në Firenze.