• |
ide | kryesore

Sekreti pas çantave të vogla të princeshës Diana që askush nuk e dinte (Foto)

Arkiva, Paparazzi
a4e144d1e2374dc3acbac27461351367.jpg



Princesha Diana ishte padyshim një mjeshtre e vërtetë e tapeteve të kuq dhe një eksperte kur vinte puna tek pozimi. Dhe nëse i keni parë me vëmendje fotot e saj në evente të rëndësishme, të gjithë me siguri keni parë nga një çantë të vogël në dorën e saj, që është aq mikroskopike, saqë nuk nxë asgjë tjetër përveçse një buzëkuq.
 
Megjithatë Diana ishte fanatike e këtyre çantave dhe jo më kot. Misterin e këtyre çantave e ka zbuluar së fundmi stilistja Anya Hindmarch, e cila e ka ndihmuar për vite të tëra princeshën.
 
 “Ne qeshnim me këtë çështje sepse dizenjuam së bashku atë që e quajtëm ‘çanta e dekoltesë’, çanta të vogla dore prej sateni, me të cilat ajo mbulonte dekoltenë kur dilte nga makina.”-shprehet Hindmarch. Dhe kjo metodë funksiononte plotësisht./anabel.al