• |
ide | kryesore

Hija e atentateve edhe mbi finalen Juve – Real. Mbyllet stadiumi

Arkiva, Sport
stad.jpg



Stadiumin “Millennium”, ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve, do të mbulohet krejtësisht për arsye sigurie ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Uellsit. Ky është vendimi është marrë pas asaj që ndodhi të hënën në Mançester, ku mbetën të vdekur 22 persona dhe u plagosën 59 të tjerë. Kjo do të jetë finalja e parë e Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet në një stadium me çati të mbyllur.

Po ashtu për këtë finale janë aranzhuar 15 mijë pjesëtarë të sigurimit, për të garantuar sigurinë e tifozëve. Madje është raportuar se janë ndaluar edhe “Fan Zon”, vendet në qytet ku tifozët mblidhen para ndeshjes, për të evituar sulmet e mundshme. Finalja mes Juventusit dhe Real Madridit do të zhvillohet me 3 qershor të shtunën, nga ora 20:45.