• |
ide | kryesore

Çfarë thonë në LSI për sondazhin e IPR Marketing (FOTO)

I pakategorizuar
lsi.jpg


IPR Marketing publikoi në Ora News rezultatet e sondazhit të parë për zgjedhjet e 25 qershorit. Sipas shifrave PS merr në rang kombëtar 43 % të votave e ndjekur nga PD me 36% dhe LSI me 12%. Forcë e katërt renditet LIBRA me 2.3% të votave.

Por pas publikimit të sondazhit kanë ardhur edhe reagimet e para, nga ku kandidatja e LSI për deputete në qarkun e Beratit, Silva Caka e ka injoruar këtë sondazh.

Sipas saj edhe në të kaluarën është injoruar LSI dhe se Sondazhi është konsensual. Sipas saj, Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë forcë e parë dhe këtë nuk e ndryshojnë dot sondazhet.