• |
ide | kryesore

Sondazhi i parë për Tiranën/ Sa merr PS, PD e LSI. Surprizë LIBRA

I pakategorizuar
Screenshot 2017-05-31 at 22.05.46.png


IPR Marketing ka publikuar sondazhin e parë të zgjedhjeve të përgjithshme, për qarkun e Tiranës. Sipas sondazhit të dhënë në Ora Neës rezulton se PS mbështetet nga 41% e votuesve. Ajo ka një rënie prej 3% në krahasim me zgjedhjet e vitit vitit 2013. 

Partia Demokratike mbështetet nga 33 % e të anketuarve dhe ka një rënie prej vetëm 0.6 % nga zgjedhjet e vitit 2013. 

LSI mbështetet nga 14 % e të anketuarve dhe ka një rritje prej gati dyfish nga viti 2013 kur mbështetej nga 7.8 %. 

Surpriza është LIBRA e Ben Blushit, e cila mbështetet nga 6 % e votuesve, duke kaluar pragun për të hyrë në parlament. 

Përkthyer në mandate: 

PS merr 15 deputetë, 2 më pak se në 2013

PD merr 11 – 12 mandate, sa në 2013 

LSI 5 mandate, 2 më shumë se në 2013

LIBRA merr 2 mandate. /Lapsi.al