• |
ide | kryesore

Sir John i jep merita make up artistes shqiptare: E ke qarë! (Foto)

Arkiva, Paparazzi
ea06f8cd8705ccdd3fa8ff0cc66b3cdf.jpg



Beyonce, Kim Kardashian, Adriana Lima, Jourdan Dunn, Ashley Graham e shumë yje të tjerë që na dëshpërojnë sa herë i shohim në dalje publike apo sete fotografike, nuk kanë më pamje të paarritshme! Sir John, artisti i makeup-it që është kujdesur sa e sa herë për grimin e tyre, i ka dhënë aprovimin grimieres nga Kosova.

Sellma Kasumoviq ka rikrijuar look-un e Beyonce tek një nga klientet e saj dhe Sir John është shprehur i befasuar nga niveli i talentit dhe profesionalizmit. “E ke qarë këtë look,” ka komentuar ai në foton e publikuar në Instagramin e Sellmës, që siç la të kuptohet frymëzohet prej tij.

“Sir John e aprovoi! Mjeshtri që fshihet pas çdo look-u të Beyonce,” shkruan Sellma, një ndër të parat grimiere shqiptare që ka sjellë teknikat më të reja në fushën e makeup-it në Shqipëri dhe Kosovë.