• |
ide | kryesore

Del edhe sondazhi për Elbasanin/ Sa deputetë marrin PS, PD, LSI dhe PDIU

I pakategorizuar
elbasan-sondazh.jpg


IPR Marketing ka publikuar këtë të mërkurë në bashkëpunim me OraNews sondazhin e dytë në 3 qarqe. Në qarkun e Elbasanit udhëheq sërish PS me 49.8 % duke marrë të paktën 7 mandate deputetësh. Vihet re një rritje me 6% e PS-në në krahasim me vitin 2013.

Në vend të dytë sërish mbetet PD me 29.8% dhe për të mund të kalonin 4 mandate në parlament.

Ndjek LSI me 10% të votave që do të merrte 1 ose 2 mandate.

Në vend të katërt është PDIU me 5.5% të votave dhe pretendon të nxjerrë një mandat deputeti në këtë qark.

LIBRA vjen në vendin e pestë duke pretenduar të nxjerrë një mandat.  

Nga 1000 persona të intervistuar, 14.5% janë shprehur ende te pavendosur se për ke do te votojnë./lapsi.al/