• |
ide | kryesore

Donte të vriste presidentin francez, arrestohet i riu

Arkiva, Planet
auto_Emmanuel-Macron1498035939.jpg



Një ekstremist i djathtë akuzohet se ka komplotuar për vrasjen e presidentit Emmanuel Macron në paradën e Ditës së Bastijës.

23-vjeçari u arrestua në një lagje të Parisit, pasi policia u njoftua nga përdoruesit e një “chat room”-i me videolojëra, ku ai kishte tentuar të blinte një armë. Personi po kështu thoshte se donte të sulmonte minoritetet.

Macron duhet të mbajë më vonë një fjalim të stilit amerikan, drejtuar kombit. Ai pritet të caktojë prioritetet e tij, që do t’i prezantojë më pas gjatë një seance speciale të të dy dhomave të Parlamentit, që do të zhvillohet në Pallatin e Versajës.

Gjithsesi, presidenti francez që tani është duke u përballur me kritika mbi adresimin e tij, pasi udhëheqësi i ekstremit të majtë, Jean-Luc Melenchon e akuzon se po sillet si “faraon”.

Sa i përket komplotistit, hetuesit gjetën 3 thika kuzhine në mjetin e të dyshuarit, ndërsa analiza e të dhënave në kompjuterin e tij nxori si rezultat faktin që ai kishte kërkuar në internet për objektivat e mundshëm të sulmit.

Pas arrestimit nga policia, ai u kishte thënë agjentëve se donte të sulmonte “myslimanët, hebrenjtë, njerëzit me ngjyrë dhe homoseksualët”. I dyshuari ka edhe precedentë të mëparshëm kriminalë, pasi vitin e kaluar është dënuar për mbështetje të terrorizmit, pasi lavdëroi vrasjet masive të norvegjezit, Anders Breivik, i cili vrau 77 persona në korrik të vitit 2011. Për këtë vepër penale ai ishte dënuar me 3 vite burgim, gjysma e të cilit u pezullua. /TCH/