Dy roje të sigurisë së trenave në Gjermani u filmuan duke nxjerrë jashtë një treni me forcë një person me ngjyrë. Ata e kapin me forcë nga krahët dhe këmbët dhe e flakin jashtë. Pasagjeri përpiqet me të gjitha mënyrat të qëndrojë dhe u kërkon arsyen, por askush nuk i jep përgjigje. Edhe pasagjerët e tjerë kërkojnë nga rojet të dinë motivin e aktit të tyre. Por rojet nuk flasin. Pas shfaqjes së pamjeve filmike ata u pushuan menjëherë nga puna. Nuk dihet ç’shpjegim dhanë për veprimin e tyre, që pasagjerët e tjerë të trenit e quajtën si racist. /Lapsi.al