• |
ide | kryesore

Aurela Gaçe shpërthen ndaj gazetares: Do të të kthej në thes për stërvitje

Arkiva, Paparazzi
eaefc69a798e753d9fca0a1eb698acca.jpg



Ka mjaftuar një shkrim i një gazetareje, emri i të cilës ende nuk është bërë i ditur që Aurela Gaçe të shpërthejë ndaj saj.

Sipas këngëtares ky tekst kishte hedhur poshtë punën dhe projektet e saj duke shkruar kështu që ajo ka neglizhuar muzikën dhe meret më së shumti me stërvitje.

Diçka tjetër që kishtë irrituar atë ishte dhe përdorimi i fjalës live ishte i shkruar në thonjëza.

Edhe diçka e dashur. “Live” në thonjëza shkruhet për ata që e kanë me thonjëza live-in. Kapish moj motra. Unë jam live prej vërteti, pa thonjëza, o motra.” , është shprehur ajo.

Kujtojmë se Aurela së fundmi është bërë e një vajze të vogël dhe nëpërmjet palestrës po kthehet në gjendjen e saj të mëparshme dhe sa më ‘fit’.

“Ooo motra… Mirë që bëni lajm që unë qëlloj thesin, por të paktën mos keqinformoni për punën sepse djersën time s’ja fal askujt të ma fshijë me gomë.‘Aurela ka disa kohë që s’ka sjellë projekte të reja.’- thotë artikulli… O të plaçin sytë, po këto çfarë janë? 3 muaj më parë edhe 1 muaj më parë i kam bërë këto këngë me shumë djersë e kohë e të holla, e për pak ditë vjen tjetra këngë. Mos do nga një në javë ti motra? Po që i bie thesit unë e paske marrë vesh ti, projektet jo? Kush ju punëson juve moj xhaneeeeee… Kush? Më mirë mos ta di kush je, se do të të kthej në thes për stërvitje. Edhe diçka e dashur. “Live” në thonjëza shkruhet për ata që e kanë me thonjëza live-in. Kapish moj motra. Unë jam live prej vërteti, pa thonjëza, o motra.”,– ka shkruar këngëtarja.