• |
ide | kryesore

Cara Delevigne, 25 vjetori luksoz me mikeshat

Arkiva, Paparazzi
AP539900837184-1280x960.jpg



Në 11 gusht, modelja dhe aktorja mbush 25 vjeç dhe plani i Cara-s është që të mbledhë 20 shoqet e saj të ngushta për një udhëtim në Meksikë, i cili do kushtojë pak a shumë $100,000.

 Sapo të mbarojë promovimin e filmit të saj të fundit “Valerian and the City of a Thousand Planets,” Cara niset me pushime me shoqet, për të kaluar aventurën e një jete. “Ka ftuar shoqet e saj më të ngushta, Kendall Jenner, Suki Waterhouse, Georgia May Jagger, Jamie Winstone, dhe sigurisht dy motrat e saj, Chloe dhe Poppy,” thotë një burim pranë modeles. “Udhëtimi përfshin ecje në pyll, xhiro me kayak dhe ekskursione në botën e egër të rajonit. Çdo gjë do të finalizohet me një festë gjigande për nder të ditëlindjes së Cara-s. Është një udhëtim vetëm vajzash dhe Cara do të festojë pas shumë muajsh të lodhshëm dhe do të largohet nga puna sa më shumë të jetë e mundur. Do të jetë i mrekullueshëm,” përfundon burimi.