• |
ide | kryesore

Këngëtarja shqiptare, nënë për herë të parë

Arkiva, Paparazzi
499dea4582a6b19618d3ab01a7764cad.jpg



Këngëtarja e njohur Rezarta Smaja është bërë nënë për herë të parë. Lajmi për shtatzëninë e saj erdhi surprizë në fund të vitit 2016, ndërsa ajo mori pjesë në festivalin e RTSH-së.

Pas atij momenti kur u mësua se këngëtarja do të bëhej nënë, ajo i shijoi në privatësi të plotë muajt e pritjes së ëmbël, larg fotove në rrjetet sociale dhe larg vëmendjes mediatike.

Madje edhe pas lindjes së vajzës ka bërë të njëjtën gjë. Këngëtarja nga Shkodra është bërë nënë qysh më datën 19 korrik, por vetëm sot ka vendosur të postojë një foto në Instagramin e saj duke e ndarë me miqtë e momentin e parë të vogëlushes, por edhe duke kërkuar mirëkuptimin e tyre për të respektuar këtë moment privat:

Falënderojmë Zotin që e solli në krahët tona këtë vocërrake shëndoshë e mirë. Ju falenderojmë shumë të gjithëve për urimet, që na keni bërë në inbox, apo në profile… Një nga këto ditë do ju prezantojmë me engjëllin tonë të vogël që tani për tani po na mban larg nga rrjetet sociale. Ju përqafoj të gjithëve miq e dashamirës. Me respekt mami Rezi dhe babi Jetmiri. PS. – Për mamin tim – “MOM … i LOVE U!”, – ka shkruar Rezarta pas fotos me dorën e vogëlushes.