• |
ide | kryesore

VIDEO/ Atletiko ngre trofeun, shqiptari Keidi Bare i shënon Liverpulit 

Arkiva, Sport
bare-470x265.jpg



Atletiko e Madridit ka fituar turneun miqësor “Audi Cup” duke mposhtur në finale Liverpulin vetëm pas goditjeve të penalltive. 90 minutat e kohës së rregullt u mbyllën në barazim 1-1, me mesfushorin shqiptar Keidi Bare që kaloi të besuarit e Simeones në avantazh në minutën e 33-të. Ai e filloi ndeshjen si titullar dhe u zëvendësua në minutën e 60 për t’i lënë vendin Grizmanit. Liverpuli arriti të barazonte shifrat në minutën e 83-të me një penallti të shndërruar në gol nga Firminjo. Pas përfundimit të kohës së rregullt, skuadrat iu drejtuan penalltive nga ku Atletiko u tregua e saktë në të 5 gjuajtjet, ndërsa Liverpuli realizoi vetëm 4 pasi Henderson gaboi në gjuajtjen e dytë për anglezët. Më herët u luajt ndeshja për të përcaktuar ekipin e vendit të tretë mes Napolit dhe Bajernit. Italianët fituan me rezultatin e pastër 2-0 falë golave të Kulibalit në minutën e 14 dhe Xhakerinit në minutën e 55-të. Mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj u aktivizua për Napolin në minutën e 61-të.