• |
ide | kryesore

Tiranë, konflikt me mjete të forta për pronësinë, arrestohen 2 persona

I pakategorizuar
295164_m.jpg



Dy persona janë arrestuar nga policia në Tiranë, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive pronësie, me mjete prerëse dhe sende të forta.

Eduart Dushku, 41 vjeç dhe Skënder Osma, 38 vjeç, të dy banues në Tiranë janë konfliktuar me njëri tjetrin për pronë në Sauk.

Nga konflikti 38 vjeçari, Osma është dëmtuar me mjete prerëse në trup ndërsa 41 vjeçari, Dushku është dëmtuar me sendë të forta në kokë, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.