• |
ide | kryesore

Kapet një gomone ‘trafiku’ në Shëngjin dhe 2 persona me … 

I pakategorizuar
gomone.jpg



Në brigjet e Shëngjinit është ndaluar një gomone, pasi dyshohej se do të përdorej për trafik droge. Informacionet e deritanishme tregojnë se gomonia është vënë re nga policia kufitare, në afërsi të portit rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.

Gjithashtu bëhet e ditur se pranë saj janë gjetur rreth 30 bidonë me benzinë dhe një automjet, shkruan shekulli.

Lidhur me këtë, Policia ka ndaluar dy persona të cilët ndodheshin në gomone. Dyshohet se gomonia do të përdorej për trafik droge dhe hetimet janë përqendruar në këtë pistë.