• |
ide | kryesore

Dorëhiqen zyrtarisht ministrat e PD, qeveria e përbërë vetëm nga PS dhe LSI tashmë

I pakategorizuar
68749050.jpg



Nga sot, qeveria do të ketë në përbërje vetëm ministra të PS dhe LSI. Partia Demokratike tërhoqi dje ministrat e saj nga qeveria “Rama” ndërsa zyrtarisht kërkesa e dorëheqjes së tyre ka mbërritur në kryeministri me postë rreth orës 14:00 të ditës së sotme, duke shënuar kështu edhe largimin përfundimtar të PD nga qeveria.

Zv.kryeministrja Ledina Mandija dhe gjashtë ministrat teknikë të Partisë Demokratike zgjodhën këtë mënyrë (postën) për t’i paraqitur dorëheqjen kryeministrit Edi Rama, të cilin nuk e takuan kurrë në tre muajt e qëndrimit në detyrë.

Ministrat e larguar morën detyrën menjëherë pas marrëveshjes politike Rama-Basha në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit dhe qëndruan në detyrë për 3 muaj.

EMRAT E MINISTRAVE TEKNIKË TË DORËHEQUR
Zv.kryeministrja Ledina Mandija
Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj
Ministrja e Financave Helga Vukaj
Ministrja e Arsimit Mirela Karabina
Ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi
Ministria e Mirëqenies Sociale Xhulieta Kërtusha
Ministri i Shëndetësisë Arben Beqiri