• |
ide | kryesore

Fluks i madh në pikat kufitare, hyjnë mbi 100 mijë shtetas si dhe 30 mijë automjete

I pakategorizuar
policia-kontroll.jpg

Vazhdon fluski i madh i hyrjeve në territorin shqiptar. Policia e Shtetit në një informacion mbi lëvizjen e fluksit të mjeteve në akset rrugore si dhe në pikat e kalimit kufitar, bën me dije sot, se vetëm gjatë paraditës nëpërmjet Pikave të Kalimit Kufitar, kanë hyrë e dalë mbi 100 mijë shtetas si dhe 30 mijë automjete.

Në P.K.K. Muriqan ka fluks mjetesh në hyrje – dalje, në P.K.K. Morinë ka fluks mjetesh në hyrje dhe në P.K.K. Kakavijë ka fluks mjetesh në hyrje e dalje.


Për të përballuar fluksin e lartë, janë shtuar sportele në maksimum në hyrje dhe dalje të cilat punojnë me “Proçedurë të përshpejtuar” si dhe gjithashtu është bashkëpunuar me policitë homologe respektive të cilat kanë marrë masa duke shtuar edhe ato sportele.

Në P.K.K. të tjera, vazhdon puna me “Proçedurë normale”.

Në aspektin e rendit dhe sigurisë në plazhe dhe në zonat turistike, situata është normale, ku nuk janë evidentuar prishje/cënime të rendit publik. Fluksi i mjeteve në akset rrugore të qarqeve Vlorë, Durrës, Fier, Shkodër, Tiranë, është mbi normalen por i rrjedhshëm, pa bllokime. Fluks të lartë ka edhe në akset rrugore të qarkut Lezhë, por pa bllokime.

 

Kthehu