• |
ide | kryesore

Fatmir Mediu: Do t’i zëvendësojë amabasadorët me militantë të Rilindjes si pjesë e tepsisë

I pakategorizuar
mediu-3.jpg



Pas paralajmërimeve dhe kërcënimeve të Ramës për trupin diplomatik shqiptar në botë ka reaguar edhe kryetari i PR, Fatmir Mediu.

Mediu shprehet se kryeministri Edi Rama do të bëjë pjesë të tepsisë dhe trupin diplomatik, ndërsa akuzon se kërkon ta zhvendosë përgjegjësinë drejt ambasadorëve për mungesën e investimeve të huaja në Shqipëri. Ai shkruan se Rama do t’i zëvendësojë ata me militant të Rilindjes.

Ndërsa gjuhën e përdorur nga Rama dje para ambasadorëve e cilëson si të papranueshme. Rama u shpreh dje se puna e ambasadorëve në raport me ekonominë e vendit ka qenë e dobët, ndërsa shtoi se ka akoma diplomatë parazitë dhe delenxhinj.

Kryeministri deklaroi se do të ketë një organizim për një projekt të ri për trupin diplomatik, ndërsa i paralajmëroi ambasadorët për shkarkim nëse gjendja nuk ndryshon brenda vitit.