• |
ide | kryesore

Tjetër goditje për administratën e Trump, jep dorëheqjen …

Arkiva, Planet
gorka.JPG



Ndihmësi për sigurinë kombëtare i Presidentit Donald Trump, Sebastian Gorka dha dorëheqjen nga ajo detyrë.

Lajmi u bë i ditur nga një tjetër zyrtar i Shtëpisë së Bardhë që dha dorëheqjen.

Në letrën e dorëheqjes së tij, Gorka shprehet se ai nuk ishte dakord me vendimin e Trump për dërgimin e një numri më të madh trupash në Afganistan dhe se ishte i pakënaqur për drejtimin që po merr politika e jashtme e administrates së Trump.

Gorka shkuan në letër se ai ishte i pakënaqur që gjatë muajve të fundit, nga Shtëpia e Bardhë ishin larguar njerëz që donin t’a “bënin Amerikën sërish madhështore”, sikurse ishte dhe slogani i fushatës së Trump. /LAPSI.AL/