• |
ide | kryesore

​Lidhjet me Rusinë/ Merret në pyetje djali i Trump

Arkiva, Planet
article-0-1ADE304400000578-385_634x456.jpg



Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan do t’i përgjigjet pyetjeve të një komisioni të Kongresit që po heton lidhjet e dyshimta mes stafit të fushatës së kandidatit republikan dhe Rusisë, në vitin 2016.

Komisioni gjyqësor i Sentatit njoftoi se Trump Junior, pranoi të dëshmonte para hetuesve të komisionit me dyer të mbyllura. Data ende nuk bëhet e ditur.

Djali i Donald Trump ra dakort të vërë në dispozicion dokumente të kërkuara nga komisioni.

Në mënyrë të ngjashme është pyetur dhëndri i presidentit, Jared Kushner, i cili iu përgjigj pyetjeve në korrik në lidhje me lidhjet e tij me Rusinë para dhe pas zgjedhjeve të nëntorit 2016, para Komisioneve të shërbimeve sekrete të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit. /LAPSI.AL/