• |
ide | kryesore

Gjermania ngre alarmin: Terroristët synojnë sulme ndaj trenave dhe metrove

Arkiva, Planet
thumbs_b_c_a7641d62974eb132fae95a084c2e75b6.jpg



Zyra Federale e Krimeve (BKA) në Gjermani paralajmëroi sulme të mundshme terroriste në shtetet e Perëndimit.  

Një zyrtar i BKA-së theksoi se organizatat terroriste po mendojnë të organizojnë sabotime në hekurudha dhe në këtë mënyrë të shkaktojnë daljen e trenave nga binarët.

Zyrtari në fjalë ka thënë se organizata terroriste ‘Al Kaeda’ ka bërë thirrje për sabotazh në hekurudhat në shtetet perëndimore.

“Edhe pse konkretisht nuk ka lidhje me Gjermaninë, sulmet e tilla mund të ndodhin edhe këtu”, u shpreh zyrtari i BKA-së. /LAPSI.AL/