• |
ide | kryesore

“Harvey” mbërrin edhe në shtetin e Luizianës, deri tani 20 të vdekur

Arkiva, Planet
harvey-goes-82517.jpg



Uragani Harvey ka mbërritur edhe në shtetin amerikan të Luizianës. Uragani pritet të godasë edhe Nju Orlinsin, që u shkatërrua nga uragani Katrina 12 vite më parë.

Pasi gjunjëzoi Teksasin, stuhia e fuqishme tropikale Harvej ka prekur Luizianën fqinje. Nju Orlinsi, qyteti më i madh i këtij shteti federal, një pjesë e të cilit ndodhet deri 1 metër nën nivelin e detit, është përgatitur të përballet me një sasi të madhe reshjes

Përmbytjet dhe shkatërrimet kanë shkaktuar një bilanc prej 20 të vdekurish.

Ambasadorja shqiptare në Shtetet e Bashkuara, Floreta Luli-Faber, përmes një postimi në Facebook, ka konfirmuar se mes rreth 600 familjeve shqiptare që jetojnë në Hjuston, nuk ka patur fatalitete. Ambasadorja informon se të paktën 20 familje shqiptare janë prekur nga kjo fatkeqësi.