• |
ide | kryesore

Rama paralajmëron kriminelët kultivimit të drogës: Të gjejnë vrimë të futen

I pakategorizuar
Untitled.png



Kryeministri Edi Rama ka bërë sot një paralajmërim ndaj grupeve kriminale të trafikut të drogës në vend, ndërsa theksoi se ata duhet të gjejnë ‘vrimë ku të futën’.

I pranishëm në mbledhjen e Task Force, ku në fokus është kanabisi, kreu i qeverisë theksoi se do t’u hiqet imuniteti të gjithë atyre personave që kanë krijuar të ardhura dhe krijojnë nga trafiku i drogës.

Individë me një imunitet të marrë dhe të imponuar përmes rrugës së veprimtarisë kriminale, si një imunitet në komunitet, nuk duhet të gjejnë vrimë ku të futen në këtë vend dhe jo të shfaqen si faktor me influencë në komunitetet tona. Askush nuk duhet i bëjë karshillek këtij populli, vajzave dhe djemve të rinj në qytete, në shkolla, në lagje, me shfaqet më spektakolare, me shkelje të gjithë normave, mjete që kushtojnë sa qimet e kokës dhe me forma që çojnë deri në marrjen të të rinjve të pafajshëm nëpër klube, nëpër mjedise ku të rinjtë mblidhen për t’u argëtuar. Këto janë situata ndaj të cilave ne duhet të bëjmë të njëjtën qasje ndaj kanabisit”, – theksoi Rama.

Kujtojmë se pak kohë më parë Rama së bashku me Ministri e Brendshëm asokohe, Dritan Demiraj, u shprehen se kishin listën e emrave me 124 kriminelë që kultivojnë kanabis dhe shumë shpejt do të bëhet kapja e tyre, duke qenë se janë në monitorim të hollësishëm. Ndërkohë që Rama shprehet se këta kriminelë duhet të gjejnë vrimë ku të futen, nuk dihet se çfarë është bërë me listën e shumëpërfolur dhe me persona që u figurojnë emrat aty.