• |
ide | kryesore

Trump: Të dialogosh me Korenë e Veriut nuk është zgjidhje

Arkiva, Planet
donald-trump-pragmatist-not-conservative.jpg



Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi sot se diskutimi me Korenë e Veriut nuk është zgjidhje.

“Që prej 25 vitesh, SHBA po diskuton me Korenë e Veriut. Të dialogosh nuk është zgjidhje!, theksoi presidenti amerikan pas lëshimit nga regjimin i Kim Jong-Unit të një rakete qe kaloi edhe mbi territorin japonez.

Administrata e Donald Trump, ashtu si ajo e paraardhësit të tij, Barack Obama ka qenë e ashpër përballë regjimit koreanoverior, me shpresën për ta bërë të heqë dorë nga programet bërthamore dhe balistike.

Kreu i diplomacisë amerikane, Rex Tillerson rikonfirmoi gjithashtu se ishte i hapur për negociata me Phenianin me kushtin që ato të përqendrohen në denuklearizimin e Koresë së Veriut.

“Ne do të vazhdojmë fushatën tonë me presion paqësor (…) me aleatët tanë, me Kinën, për të parë nëse kjo do ta sillte Phenianin në tryezën e negociatave, për fillimin e një dialogu për një të ardhme ndryshe për gadishullin korean dhe Korenë e Veriut”, u shpreh ai disa ditë më parë.

Sot, Kina, partneri kryesor tregtar i Koresë së Veriut, bëri thirrje për përpjekje të vazhdueshme për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike dhe paqësore për këtë krizë dhe kritikoi thirrjet e përsëritura që i janë drejtuar asaj nga SHBA-ja për të rritur presionin ndaj Phenianit.