• |
ide | kryesore

Zgjerohen hetimet për masakrën mjedisore të gurores së Presidentit të Luftëtarit

I pakategorizuar
299942_m.jpg



Shoqërimi në Policinë e Gjirokastrës i presidentit të klubit Luftëtari, Grigor Tavo, njëkohësisht edhe vëllai i deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo, është pjesë e një hetimi më të gjerë.

Burime të Lapsi.al nga grupi hetimor në Gjirokastër, thonë se po hetohen për ‘shpërdorim detyre’ punonjësit e Inspektoriatit Rajonal të Mjedisit në Gjirokastër, si dhe Bashkia Dropull.

Tavo është pronari i një guroreje në Jorguat. Për llogari të biznesit të tij, ai dhe një shtetas tjetër, kanë dëmtuar një kullotë në fshatin Dervician për të nxjerrë gurë, pa patur dokumentacionin përkatës.

Pas shoqërimit në polici, presidenti i Luftëtarit kërkoi vlerësim të dëmit nga Inspektoriati i Mjedisit në Gjirokastër. Kryeinspektor ka qenë Kristaq Thimjo, njeri i afërt me deputetin e LSI-së, Vangjel Tavo deri para zgjedhjeve të 25 qershorit. Pas krisjes së raporteve të tyre për interesa personale, Tavo i frikësohej inspektimit nga Thimjo dhe ndonjë ‘hakmarrje’ prej tij.

Prandaj prej Ministrisë së Mjedisit, e drejtuar nga LSI, është bërë shkarkimi i Kristaq Thimjos nga kreu i Inspektoriatit të Mjedisit në Gjirokastër. Në vend të tij është emëruar si kryeinspektor, Filip Vito, një njëri i afërt me LSI-në dhe deputetin Tavo. Vito ndërkohë nuk po lejon që të kryhet inspektimi mjedisor i kullotës së dëmtuar nga gurorja e Grigor Tavos.

Siç thonë burimet e Lapsi.al nga grupi hetimor, një inspektim i tillë do të nxirrte zbuluar masakrën mjedisore në fshatin Dervician, për llogari të biznesit të presidentit të klubit Luftëtari.

/LAPSI.AL/