• |
ide | kryesore

Libani shpall fitoren ndaj ISIS

Arkiva, Planet
auto_170827112233-lebanon-army-syria-border-isis-exlarge-1691504181124.jpg



Libani shpalli të mërkurën se ka spastruar nga militantët e grupit terrorist të Shtetit Islamik (ISIS) zonën kufitare me Sirinë.

Komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Libanit, Joseph Aounu, në një konferencë për shtyp, tha se veprimtaria antiterroriste ka përmbushur dy objektiva të mëdha, asgjësimin e militantëve të ISIS-it në territorin e vendit dhe shpëtimin e 9 ushtarëve libanezë, të rrëmbyer nga militantët islamikë.

Komandanti i përgjithshëm deklaroi se nëpërmjet bisedimeve, qindra militantë të ISIS-it dhe të afërm të tyre u tërhoqën ditët e fundit nga kufiri midis Libanit dhe Sirisë, në vendqendrimin e tyre në Deir ez-Zor, në lindje të kufirit.