• |
ide | kryesore

Tensioni mes dy superfuqive/ SHBA urdhëron Rusinë të mbyllë konsullatat

Arkiva, Planet
170707-dickey-trump-putin-tease_fqvrsu.jpg



Departamenti amerikan i Shtetit urdhëroi ditën e sotme Rusinë që të mbyllë konsullatën e saj në San Francisco.

Përpos kësaj, Rusia duhet të reduktojë përfaqësitë diplomatike në Uashington dhe Nju Jork deri më 2 shtator.

Kjo vendimmarrje vjen në kundërpërgjigje të vendimit të Rusisë për të reduktuar në numër misionet amerikane në Rusi, që Kremlini e vendosi pas sanksioneve amerikane për shkak të aneksimit të Krimesë nga Ukraina.

Në komunikatën zyrtare të Departamentit të Shtetit shkruhet se tashmë të dyja vendet mbeten me nga 3 konsullata secila në vendet respektive. /LAPSI.AL/