• |
ide | kryesore

Prag lufte/ Koreja e Veriut teston bombën me hidrogjen

Arkiva, Planet
170903150914-03-north-korea-kim-jong-un-nuke-lab-visit-overlay-tease.jpg



Koreja e Veriut ka konfirmuar atë që flitej prej orësh: Peniani ka testuar me sukses një bomën me hidrogjen. Mbushja nukleare është testuar për raketën balistikë ndërkontinentale të lëshuar javën e kaluar nga Koreja në drejtim të Japonisë. 

Shteti komunist njoftoi se testi i gjashtë bërthamor ishte një “sukses perfekt”, pak orë pasi sizmiologët kishin diktuar lëkundje toke në rajon. 

Lëkundjet e tokës ishin 9.8 herë më të forta se ato të testit të pestë bërthamor. Shërbimi gjeologjik amerikan tha se “tërmeti artificial” kishte një manjitutë 5.6 në shkallën Rihter. 

Bomba me hidrogjen është disa herë më e fortë se ajo bomba atomike (lexo më poshtë në faqen e lapsi.al). 

Analistët ushtarakë thonë se deklarata e Koresë së Veriut duhet trajtuar me kujdes, por janë të një mendje se aftësitë bërthamore të saj kanë përparuar. 

Koreja e Jugut, e cila është përfshirë në një stërvitje ushtarake intensive në Paqësor së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konfirmoi se testi u zhvillua në Kiju. 

Japonia është vënë në alarm. Presidenti Moon Jae-in kërkoi mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB. 

USGS map showing site of tremor in North Korea

“FUQI E MADHE SHKATERRUESE”

Testet e njëpasnjëshme raketore të Koresë së Veriut kanë rritur shqetësimin ndërkombëtar. Analistët thonë se edhe Kina duhet të shqetësohet për fuqinë e bombës me hidrogjen që ka zhvilluar Peniani.  Agjencia shtetërore koreane njoftoi të djelën se Kim JOng-un kishte vizituar institutin e armëve nukleare  dhe “drejtoi punën për mbushjen nukleare”. 

Agjencia postoi edhe foto të liderit të shtetit komunist duke inspektuar bombën. Ajo e përshkruajti armën si “një armë termonuklearë multi-funksionale me fuqi të madhe shkatërruese, e cila mund të shpërthejë edhe në altituda të larta”. 

Ekspertët thonë se Koreja e Veriut ka mundur ta prodhojë bombën edhe në miniaturë, për të mbushur raketat balistike. 

“FRIKA NGA LUFTA REAGIMI I SHBA”

Shtetet e Bashkuara vendosën të rishikojnë traktatin që kufizon numrin e raketave balistike të lejuara për Korenë e Jugut, si kundërpërgjigje për testet bërthamore të Koresë së Veriut. 

Marrëveshja është arritur mes presidentit Trump dhe partnerit koreano-juogor Moon Jae-in. 

ÇÑ¡¤¹Ì Á¤»ó ÅëÈ­

Presidenti Trup ka miratuar menjëherë një vendim për të lejuar Korenë e Jugut që të blejë miliadara dollarë pajisje ushtarake amerikane për t’u mbrojtur nga Veriu. 

“Të dy udhëheqësit ranë dakord në parim për rishikim të udhëzuesit të raketave në një nivel të dëshiruar nga Koreja e Jugut, duke ndarë mendimin se ishte e nevojshme për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Koresë së Jugut në përgjigje të provokimeve dhe kërcënimeve të Koresë së Veriut”, njoftoi presidenca në Seul.

Koreja e Jugut e ka pasur të kufizuar zhvillimin e raketave balistike: jo më shumë se 800 km distancë dhe jo ngarkesë më të madhe se 500 kg. Rishikimi i traktatit do t’i heqë këto kufizime. 

SHBA ka kërkuar një zgjidhje diplomatike të “konfliktit” me Korenë e Veriut. Por presidenti Trump, më i ashpri nga qeveria amerikane në qëndrime, ka bërë të qartë se do të përdoret çdo mjet për ta neutralizuar kërcënimin koreano-verior. 

Testimi bombës me hidrogjen nga Peniani i çon zhvillimet në një pikë kritike. 

Uashingtoni nuk ka reaguar zyrtarisht. /Lapsi.al