• |
ide | kryesore

Çfarë ndodhi në Strumicë/ Nga incidentet, thirrjet anti-shqiptare te golat dhe reagimet pas ndeshjes (VIDEO)

Arkiva, Sport
sdsdsdweewewewe.jpg



Kombëtarja e Shqipërisë barazoi 1-1 në udhëtim me Maqedoninë në kuadër të eliminatoreve për Kupën e Botës, Rusi 2018. Përveç rezultatit të barabartë, Maqedonia tregoi një lojë më të mirë, por ishte e paqartë në rezultat. Shqipëria kaloi në avantazh ndaj Maqedonisë në minutën e 53-të me anë të Odise Roshit. Ai shënoi pas një pasimi të marrë nga Sadiku në kundërsulm. Por Maqedonia barazoi 1-1 në minutën e 78-të pas një penallti të dyshimtë të akorduar për vendasit. Një top ka rënë në dorën e Odise Roshit dhe arbitri ka akorduar penallti. Trajkovski ka realizuar dhe portieri Berisha nuk ka mundur të bëjë asgjë. Mbyllet në barazim dhe Shqipëria mbetet në vendin e 3-të në Grupin G.


Aleksandar Trajkovski Penalty Goal HD – FRY… by fififilive

Flet Panuçi

Trajneri i kombëtares Kristian Panuçi tha se ishte i pakënaqur nga ndeshja dhe se mund të kishim marrë më shumë.

“Çfarë na mungoi në këtë ndeshje? Na mungoi goli i Sadikut për të shkuar në 2-0. Sadiku punoi shumë mirë. Pësuam një gol me penallti, por edhe mund ta humbnim. Pësuam edhe një faull me dorë” – tha trajneri për Supersport pas ndeshjes.

A i mungoi agresiviteti Shqipërisë?

“Më agresivë? Luajtëm më shumë futboll në pjesën e dytë, atë që nuk e bëmë në pjesën e parë.  Doja të luja më një gjysmë pykë si Hyka. Natyrisht kemi të gjitha kualitetet që të luajmë me skema 4-3-3 dhe 4-3-2-1. Kishim edhe një skuadër përballë që nuk na jejoi shumë.  

Paradoksalisht në 20 minutat e fundit rrezikuam më shumë se në pjesën e parë. Në pjesën e parë nuk mundëm të luanim shumë futboll, por e administruam ndeshjen. Në fund të saj rrezikuam shumë” – thotë Panuçi.

Mediat italiane i gëzohen barazimit të Shqipërisë

Nëse Italia vuan për mundur 1-0 Izraelin në shtëpinë e saj, Spanja nuk lodhet së shënuari 8 gola në portën e Lihtenshtejnit. Por mediat italiane e kanë pasur njërin sy në atë që po ndodhtë në ndeshjen mes Maqedonisë dhe Shqipërisë në Strumicë.

“Sigurisht një ndeshje më e luftuar ajo mes këtyre dy skuadrave. Djemtë e stërvitur nga Panucci provuan të godasin në transfertë me golin e Roshit në minutën e 53-të. Por palermitani Trajkovski (luan me Palermon në Itali) barazoi me një penallti në të 78-ën. Më pas Pandev dhe shokët e tij e provuan deri në fund, por Berisha ishte super në të paktën dy raste duke blinduar portën e shqiptarëve” – shkruan Gazzeta dello Sport.

“Nuk mjaftoi një gol për t’i dhuruar fitoren kombëtares së Panuçit. Memushaj lëshon një të majtë për Sadikun. Numri 10 kroson në zonë dhe në shtyllën e dytë gjen Roshin që me kokë e dërgon në rrjetë. Por në minutën e 78-të vjen befasia për Panuçin. Trajkovski barazoi nga penalltia duke e mbyllur kështu ndeshjen që i shkon për shtat edhe Italisë” – shkruan Corriere dello Sport.

Incidentet me himnin dhe thirrjet raciste

Kombëtarja shqiptare nuk pati mikpritje të mirë nga maqedonasit përpara ndeshjes që u luajt në Strumicë. Në një mur në këtë qytet është hasur dhe një parullë ku shkruhet:  “Smrt za Shqiptari” që në gjuhën shqipe do të thotë “Vdekje për shqiptarët”. Edhe në nisje të takimit tifozët vendës kanë fërshëllyer himnin shqiptar. /lapsi.al/