• |
ide | kryesore

Sulmi me gaz lotsjellës në aeroportin e Frankfurtit, policia ende pa përgjigje

Arkiva, Planet
frankfurt.jpg



Një sulm i dyshuar me gaz lotsjellës në aeroportin e Frankfurtit, në Gjermani, ka plagosur 6 persona.

Është raportuar se këta persona kanë pasur probleme me frymëmarrjen pas sulmit. Gazeta gjermane Bild shkruan se shërbimet emergjente dhe policia shkuan menjëherë në vendngjarje pasi dyshohet se ka dhe të tjerë të plagosur.

Raportohet se dikush sulmoi me gaz lotsjellë pasagjerët që po prisnin radhën në zonën e check-in. Një funksionar i policisë u shpreh se akoma nuk është sqaruar çështja dhe është shumë herët për të dalë në përfundime se çfarë fsheh ky sulm. /LAPSI.AL/