• |
ide | kryesore

(VIDEO) Shihni si e tërheq zvarrë uragani Irma meteorologun amerikan

Arkiva, Planet
Screen Shot 2017-09-11 at 7.37.59 PM.png



Në këtë video do të shihni se si meteorologu amerikan, Simon Brewer, tërhiqet zvarrë nga urgani Irma. Pamjet janë filmuar në Key West. Sikurse duket në video, Brewer mezi i bën rezistencë erërave të forta.

 

Uragani Irma mbërriti në brigjet e Floridas me erëra 215 km/orë, duke shkaktuar ndërprejen e energjisë elektrike për 3.4 milion banesa dhe rreth 36 milion njerëz në total.

500 qendrat e ngritura nga autoritetet janë mbushur nga 127 mijë njerëz që kërkonin strehim. Tashmë uragani është spostuar drejt brigjeve perëndimore të Floridës, por sipas “National Hurricane Center USA”, Irma e ka ulur intensitetin, duke zbritur në kategorinë 1, me erëra deri në 135/km/orë. /LAPSI.AL/