• |
ide | kryesore

Sot të gjithë sytë te PSG/ Në fushë Cavani, Mbappé dhe Neymar

Arkiva, Sport
AFP_S9169-029-kscC-U220520344390wYD-620x349@Gazzetta-Web_articolo.jpg



Të gjithë sytë janë sot të drejtuar te PSG. Mbappé, Neymar dhe Cavani kanë bërë premierën e tyre në kampionatin francez me 12 gola të shënuar në 5 javë, por në Champions League luhet një muzikë tjetër. Francezët do të zbresin në fushën e Celtic, e njohur për tifozët e zjarrtë. Vendasit nuk do të kenë “yllin” e tyre Moussa Dembelé, që mungon për shkak të një dëmtimi. 
Ndeshja tjetër e frupit është ajo mes Bayern Munich dhe Anderlecht. Për bavarezët nuk ka probleme fizike, por psikologjike. Humbja 2-0 me Hoffenheim ka bërë që të dallohen të çara në murin e bavarezëve. Lewa bën kapriçozin, Muller nevrikoset për qëndrimin në pankinë. Gjithsesi në këtë grup Celtic dhe Anderlecht duket se do të garojnë për venin e tretë që të çon në Europa League. Për më shumë duhet një mrekulli. /lapsi.al/