• |
ide | kryesore

Alarm në Moskë/ Furi telefonatash kërcënuese për shpërthime me bombë, evakuohen mijëra persona

Arkiva, Planet
Screen Shot 2017-09-13 at 7.12.58 PM.png



Disa telefonata kërcënuese për shpërthime me bombë kanë mjaftuar që autoritetet ruse të evakuojnë mbi 45 mijë persona nga disa sheshe e zona të rëndësishme në Moskë.

Zyrtarët rusë njoftuan se njerëzit janë evakuuar nga ndërtesa publike dhe qendra të ndryshme tregtare, përfshi edhe atë më të madhen “GUM”, që ndodhet pranë “Sheshit të Kuq”.

Autoritetet ruse kanë ndërhyrë edhe në stacionet e trenit në Kazanskiy, Leningradskiy dhe Kievskiy, ku kanë evakuuar mbi 500 persona.

Anti-terrori po heton telefonatat kërcënuese, që janë bërë nga numra ende të panjohur, dhe njëra pas tjetrës. /LAPSI.AL/