• |
ide | kryesore

BE vazhdon sanksionet kundër zyrtarëve rusë

Arkiva, Planet
eu.jpg



Bashkimi Evropian vendosi t’i mbajë të ngrira asetet dhe t’u ndalojë vizat zyrtarëve rusë që i bën përgjegjës për aneksimin e gadishullit të Krimesë.

Sanksionet kundër këtyre zyrtarëve rusë do të vazhdojnë edhe gjashtë muaj të tjerë.

Ministrat e Brendshëm të 28 vendeve anëtare të BE-së, gjatë takimit në Bruksel, kanë vendosur për vazhdimin e tyre deri në mars të vitit 2018. Afati i tyre do të skadonte të premten.

Këshilli Evropian tha se vlerësimi i situatës në terren në Ukrainë “nuk e justifikon ndryshimin e regjimit të sanksioneve”. /LAPSI.AL/