• |
ide | kryesore

“U desh të shkelnim mbi kufoma”, tmerri i të mbijetuarve të kullës Grenfell në Londër

Arkiva, Planet
tower .jpg



“Teksa zbrisnim në katet e poshtme të godinës na u desh të kalonim mbi trupa njerëzish të vdekur. Që të mos trembja nënën time, i thoja se ishin tuba zarri” – rrëfen Farhad Neda, një nga të mbijetuarit e pakët të zjarrit në kullën Grenfell, në Londër, më 14 qeshor të këtij viti. 

People on top floors of Grenfell Tower 'thought a helicopter would rescue them' 

Në një intervistë për “The Telegraph”, Farhad dhe mamaja e tij, Flora, rrëfejnë tmerrin e përjetuar atë ditë, kur në Londër pllakosi zija. Farhad zbulon se rreth 40 veta kanë vdekur vetëm për shkak se u ngjitën në çati duke pritur një helikopter shpëtimi. I mbijetuari shprehet se mes viktimave është edhe babai i tij, që vendosi të mos i ndiqte ata teksa zbrisnin katet, për të shpëtuar veten.

“Rreth 40 persona kanë vdekur vetëm për shkak se u ngjitën në çati pritur helikopterin e shpëtimit.” – u shpreh Farhad Neda.

Më 14 qershor të këtij viti, kulla Grenfell në Londër të Anglisë  u përfshi nga flakët duke shkaktuar shumë mbi 90 të vdekur. /LAPSI.AL/