• |
ide | kryesore

Habit Trump: Terroristët e Londrës njiheshin nga autoritetet britanike

Arkiva, Planet
dtthm.jpg



Donald Trump dënoi sot sulmin në metro në Londër dhe shtoi se terroristët njiheshin nga autoritetet britanike para sulmit. Kjo deklaratë shkaktoi menjëherë polemika. Kryeministrja britanike, Theresa May e cilësoi këtë deklaratë të Trump si spekulim.

“Një tjetër sulm në Londër nga terroristë që njihen. Këta janë njerëz të sëmurë dhe të çmendur që ishin nën shënjestrën e Scotland Yard. Duhet të jemi proaktiv!”, shkruan presidenti amerikan në “Twitter”.

Më pas ai shtoi në një mesazh të dytë se “Duhet të merremi terroristët që njihen në mënyrë më të ashpër. Interneti është mjeti kryesor i rekrutimit që duhet t’ua bllokojmë dhe ta përdorim më mirë!”.

Autoritetet britanike nuk kanë publikuar asgjë mbi identitetin e autorëve të sulmit në metronë e Londrës, të zhvilluar nëpërmjet një pajisje eksplozive artizanale, sipas njësive të kundër terrorizmit të policisë londineze.

Atentati ka shkaktuar plagosjen e të paktën 22 personave.