• |
ide | kryesore

Japonia goditet nga një tajfun i fuqishëm, paralizohet transporti ajror dhe hekurudhor

Arkiva, Planet
Screen Shot 2017-09-17 at 5.45.13 PM.png



Një tajfun i fuqishëm goditi sot pjesën jugore të Japonisë, shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme duke detyruar kështu autoritetet të anulojnë fluturimet dhe të pezullojnë trafikun hekurudhor.

Tajfuni ‘Talim’ ka ardhur nga Kyushu, që shtrihet më në pjesën jugore nga të katër ishujt më të mëdhenj të Japonisë, me erëra të forta që arrijnë deri në 162 kilometra në orë dhe kërcënimeve për dallgë me lartësi shumë të madhe, përmbytje dhe rrëshqitje të mundshme toke.  

Të paktën 644 fluturime u anuluan, sipas televizionit publik NHK, dhe kompanisë lokale të hekurudhave, JR Kyushu Railëay, njoftoi se trafiku ishte pezulluar në linjat kryesore të rajonit.

Tajfuni pritet më pas të orientohet drejt veriut, shoqëruar me shira të dendur në një pjesë të madhe të vendit, përfshirë Tokion.