• |
ide | kryesore

Policia britanike prangos një tjetër të dyshuar për sulmin me bombë në Londër

Arkiva, Planet
lodnor .jpg



Policia britanike arrestoi të dyshuarin e dytë për sulmin me bombë në metronë londineze në stacionin “Parsons Green”, në Londër, ku mbetën të plagosur 30 persona.

Ky sulm terrorist u mor përsipër nga Shteti Islamik (ISIS).

Policia njoftoi se personi i arrestuar është 21 vjeç. Ai u vu në pranga ditën e djeshme në ora 23:50, në periferinë perëndimore të Londrës, në Hounsloë.

Policia bëri me dije se hetimet për këtë sulm vazhdojnë. Dyshohet se ka persona të tjerë të përfshirë në këtë sulm. /LAPSI.AL/