• |
ide | kryesore

Kapen 1 ton kanabis në det, shqiptari dhe italiani në pranga

I pakategorizuar
4093b6ef-bb5f-4916-987b-d92c2820ef2e.jpg



Mesnatën e kaluar është zhvilluar një operacion për kapjen e një ton drogë në det. Pas sinjalizimit të radarit të Policisë Kufitare në Hoxharë, janë arritur të sekuestrohen rreth 1 ton lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Sipas njoftimit të policisë: Është bllokuar midis Plazhit të Levanit dhe Darëzezës një Velierë me emrin “Nano Nini” me flamur Italian me 2 persona në bord, një Italian dhe një Shqiptar. Skafistët kanë hedhur lëndën narkotike në det. Deri tani rreth 90 pako të mëdha janë sekuestruar nga ana e Policisë. Skafistët janë shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.