• |
ide | kryesore

UEFA: Jo Shqipëria! Superkupa e Europës në Stamboll

Arkiva, Sport
fspkUmV.jpg



Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, pas relacionit nga komisioni përkatës Ad-Hoc ka vendosur që të zgjedhë dhe të shpallë fitues stadiumin “Vodafone Arena” të klubit të Beshiktashit, për të zhvilluar finalen e Superkupës Europiane të edicionit 2018-2019. Në këtë mënyrë kandidatura e Shqipërisë me projektin në zbatim e sipër të “Arenës Kombëtare”, së bashku me 5 impiantet e tjera të nominuara për zhvillimin e kësaj finaleje nuk janë shpallur fituese. Pavarësisht se FSHF, ishte koshiente dhe vendosi të hyjë në këtë garë si e vetmja Federatë e cila shpalli kandidaturën e saj me një projekt, dhe jo me një impiant të përfunduar. Pas marrjes së vendimit, presidenti i FSHF-së, Armand Duka tha se nuk ishte i keqardhur pasi shumë shpejt do të përfundojë stadiumi “Arena Kombëtare” me parametra të shkëlqyer dhe do të tentohet sërish për të sjellë futbollin evropian në Tiranë.